A ka rëndësi për ju marka kur bleni një hard drive?
Kur është fjala për hard drive-rat, të gjithë duket se kanë një histori horrori në lidhje me një markë apo një tjetër për shkak të dështimit që mund të kenë pasur. Por a ka marka më të qëndrueshme se të tjerat?
Mund të ketë… por sigurisht që duhet flasim më tepër në lidhje me këtë.
Markat më të mira, sipas Backblaze
Nuk ka asnjë mënyrë që shmang blerjen e një hard drive i cili do të dështojë. Në këtë artikull jemi përqëndruar në disqet mekanike, të cilat kanë një disk rrotullues dhe një kokë e cila në majë ka një bobinë elektromagnetike dhe është e vendosur mbi sipërfaqen e disqeve në mënyrë që të bëhet leximi/shkrimi i informacionit. Këto pjesë të lëvizshme mund të dështojnë, dhe disa prodhues dizenjojnë pjesë më të qëndrueshme se të tjerët.
Ne nuk e dimë se kur një hard drive do të dështojë. E gjitha çfarë ju mund të bëni është të bleni llojin e driverit që ka më pak të ngjarë të dështojë dhe të krijoni kopje rezerve në rast se ndodh një problem i tillë.
Në vend që të varemi nga anekdota dhe histori të ndryshme, është më mirë të bazohemi tek testet dhe të kuptojm se cilët hard drive në të vërtetë kanë më pak të ngjarë të dështojnë. Backblaze, një kompani backup-i online, përdor hard drivera që përdorin konsumatorët e gjerë në qendrat e saj të të dhënave dhe publikon të dhëna të vazhdueshme në lidhje me normat e dështimit. Ne dëshirojmë që të bazohemi dhe në studime të tjera, për shkak se jemi të sigurt se të dhënat e Backblaze nuk janë të përsosura, por nuk është se jemi në dijeni të studimeve që mund të kenë publikuar kompani të tjera në lidhje me dështimin e hard driverave. Ju kujtojmë se ky studim tregon përdorimin e hard drivera brenda një kompanie. Të njëjtët hard drive me shumë mundësi zgjasin më tepër në një kompjuter PC desktop ku ata përdoren më pak.
Në Janar 2014, Backblaze ekzaminoj normat e dështimit në mesin e 27,134 hard driverave që ishin përdorur në atë kohë. Backblaze zbuloi se hard driverat Hitachi kanë nivelin më të ulët të dështimit, hard driverat Western Digital vlerësoheshin të dytët sa i përket nivelit të ulët të dështimit dhe hard driverat Seagate kishin vlerën më të lartë të dështimit në krahasim me tre markat e testuara.
Megjithatë, çdo gjë është një kompromis. “Nëse çmimi do ishte i drejtë, ne nuk do blinim asgjë tjetër, përveçse hard driverat Hitachi”, ka shkruar Backblaze. Por driverat Seagate ishin marka e preferuar e Backblaze për shkak të çmimit të tyre të lirë.