Android 7.0 për pajisjet Galaxy sjell gjestet tek sensori i shenjave të gishtave
Samsung ka premtuar shumë karakteristika në versionin final të Android 7.0 bazuar në reagimet e konsumatorëve dhe kërkesave që ka marrë gjatë programit beta, dhe me sa duket kompania mund të jetë duke bërë sensorin e gjurmëve të gishtave në pajisjet e saj më të dobishëm duke shtuar gjestet me ardhjen e Nougat.
Një përdorues beta pyeti Samsung në qoftë se do të implementonte gjestet në sensorin e shenjave të gishtave siç i kemi parë në telefonat e rinj Pixel nga Google, dhe ndërsa Samsung nuk ka konfirmuar direkt ndonjë funksion të veçantë, është shprehur se “po përpiqet për të përmirësuar karakteristikat në sensorin e shenjave të gishtave” . Për ata që nuk kanë dijeni, Google Pixel dhe Pixel XL lejojnë përdoruesit të aksesojnë njoftimet, kur ata ulen poshtë në sensorin e gjurmëve të gishtave.
Thashethemet thone se këto gjeste me shumë mundësi do jenë pjesë e Galaxy S8 i cili thuhet se do të sjellë sensorin e shenjave të gishtave mbrapa pajisjes.