fbpx

Çfarë janë lajmet e rreme dhe si shpërndahen kaq shpejtë?

Nëse keni ndjekur sado pak zgjedhjet në SHBA këtë vit, keni dëgjuar për “lajmet e rreme” ose në anglisht “fake news”. Në fakt, pavarësisht prirjeve politike, me shumë mundësi mund të keni hasur në shumë “lajme të rreme”.

Një lajm i rremë, ka përmbajtje e cila me qëllim të mashtron në mënyrë që të përmbush dy gjëra: trafik në web dhe të krijojë propagandë. Mund të jetë vetë titulli, ose i gjithë artikulli një mashtrim, por gjithsesi qëllimi kryesor është dizinformimi në web.

Nuk është një fenomen i kohëve të fundit, sigurisht, por shpeshtësia dhe ashpërsia janë rritur me të vërtetë shumë këto dy vitet e fundit. Ka arritur në atë pikë sa që kemi filluar të shohim lajme të rreme në lidhje me lajmet e tjera të rreme.

Problemi i vërtetë është se shumë përdorues të rrjeteve sociale janë shumë të shpejtë në ndarjen e link-eve. Ato nuk e sigurohen për vërtetësinë e lajmit, dhe në këtë mënyrë nuk janë në gjendje të kuptojnë se sapo kanë shpërndarë një lajm nga websajti GIBTeam në vend të GJBITeam.com (për shembull).

Mënyra më e mirë, për momentin, është të kryeni kërkimet tuaja në lidhje me vërtetësinë e një lajmi.