Celularët Nokia do të rikthehet në treg, por me sistem Android kësaj radhe

Microsoft ka njoftuar se po e shet biznesin e tij të telefonave Nokia për 350 milion dollarë në një marrëveshje në grup me FIH Mobile, një kompani shtesë e prodhuesit Kinez të pajisjeve hardware Foxconn, e cila prodhon iPhone-t për Apple, dhe një kompani të formuar së fundmi të quajtur HMD Global.

Marrëveshja përfshin asetet e nivelit të ultë të pajisjeve celulare të Microsoft dhe emrin e markës Nokia, si dhe fabrika prodhimi në Hanoi, Vietnam. Transaksioni pritet të finalizohet gjysmën e dytë të këtij viti.

Sapo të jetë përfunduar, HMD do të jetë në gjendje që të shesë celularë me markën Nokia si dhe smartphone dhe tabletë me sistem Android. Kompania po planifikon të investojë më shumë se 500 milionë dollarë në tregun e produkteve të tyre celulare në tregun e tyre në të gjithë botën.

Ideja është që të kapitalizojë nën kapitalin e markës së Nokias, e cila për shumë vite ka prodhuar celularë të kualitetit të lartë si dhe smartphone të bazuar në Windows Phone.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë hera e parë që emri i kësaj marke do të prodhojë pajisje me sistem Android. Rreth fundit të 2014-ës, kompania lançoi tabletin e bukur N1 i cili kushtoi 250 dollarë por kompania nuk e bëri atë të disponueshëm në shtete të tjera të botës. Shpresojmë se lançimi me HMD do të ketë produkte në dyqane rreth globit së shpejti.

Shitja nuk do të ndikojë në operimet e Microsoft në celularët Windows. Kompania thotë se do të vazhdojë të zhvillojë Windows 10 Mobile and do ta mbajë markën e celularëve Lumia gjallë, ndërkohë që do të vazhdojë të partnerizohet me prodhues hardware si Acer, Alcatel, HP dhe VAIO.

Kjo lëvizje do t’i krijojë hapësirë Microsoft për t’u përqendruar më shumë në pajisjetflagshipe të bazuara në Windows 10. Sipas thashethemeve, thuhet se kompania po punon me Surface Phone për vitin 2017, por nuk ka konfirmuar ndonjë detaj deri më tani.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.