Kompania e filmave vë në lojë piratët me një klon të KickassTorrents
Kompania e filmave Romaly ka ardhur me një ide fantastike dhe me një skemë kreative në mënyrë që të konvertojë piratët në konsumatorë të ligjshëm.
Kompania ka krijuar një klon të rremë të portalit të njohur të torrentit KickassTorrents duke shpresuar që të josh shkarkuesit ilegal dhe t’i mbaj ato larg nga faqet aktuale të torrentit. Pak a shumë si faqja origjinale, LegalTorrents.net përmban imazhe dhe screenshots, vlerësim IMDB si dhe linke për shkarkim, por e gjithë kjo është thjesht një fasadë.
Në momentin që ju provoni të shkarkoni një nga filmat, faqja luan një trailer të shkurtër të filmit të shoqëruar me një mesazh ku ju paralajmëron për efektet negative të piraterisë. Por, ndërsa shumica e piratëve do e shihnin këtë lloj ligjërimi me mospërfillje, Romaly bën një gjë të drejtë në fakt: Kompania u ofron shkarkuesve të paligjshëm diçka reale në kthim.
Kompania ofron një adresë e-mail, ku piratët mund të kërkojnë dy bileta për filmin që ata po kërkonin të shkarkonin, tërësisht falas.
“Duke ofruar bileta falas ne duam që ju të mbani mend se kinemaja është një përvojë që shkon përtej një kompjuteri. Në kinema, njerëzit shijojnë një hapësirë argëtuese që u lejon atyre të lënë për momentin mënjanë punët e zakonshme dhe ti kushtojn vetës së tyre dy ose tre orë kohë ” u shpreh kreu i marketingut Alonso Solís.
Megjithëse ideja për këtë skemë ishte shumë e mirë, ndoshta fantastike, ekzekutimi la shumë për të dëshiruar.