Tani ekziston një lojë në të cilën ju mund të ndërtoni PC-në tuaj për lojra
Gjithmonë më ka shqetësuar fakti se pse simulatorët e lojrave ekzistojnë për gjëra si ngarja e makinave, i trenave apo të qenit një dhi: Mendoj se kanë kuptim për njerëzit të cilët i kanë provuar dhe shijuar të tilla aktivitete, ose duan të përjetojnë ndjesinë që ato të japin. (nuk jam i sigurtë sa i përket punës së dhisë)
Ja pse sot jam shumë i emocionuar kur mësova në lidhje me PC Building Simulator, një lojë e cila ju lejon të ndërtoni një kompjuter lojrash nga e para me komponentët më të fundit.
Është akoma në hapat e parë, por është në dizpozicion falas për Windows dhe Linux. Shkarkojeni dhe ju mund të filloni të ndërtoni kompjuterin tuaj duke zgjedhur pjesët, t’i vendosni ato në vendin e duhur, të lidhni kabllot dhe më tepër.
Për momentin është pak a shumë si një demo, me një listë të vogël komponentësh, grafika të thjeshta dhe mekanizma të limituar.
Por duket që ka potencial, kështu që nëse dëshironi t’i hidhni një sy mund ta shkarkonin lojën nga kjo faqe.