Windows 10 së shpejti do ju lejojë të bllokoni instalimin e aplikacioneve desktop

Microsoft ka shtuar një tipar të minutës së fundit tek Windows 10 Creators Update që është projektuar për të bllokuar instalimin e aplikacioneve desktop. GJBITeam raporton se Windows Insider preview i fundit përfshin opsionin e cila lejon vetëm instalimin e aplikacioneve nga Windows Store, por ky tipar si opsion të parazgjedhur ka lejimin e instalimit të aplikacioneve nga çdo burim. Ky mund të jetë një tipar i dobishëm në kompjuterin e familjes i cili parandalon instalimin e aplikacioneve mashtruese.

Ky është një tipar i ngjashëm sigurie me atë që Apple prezantoi në MacOS, i cili parandalon instalimin e aplikacioneve të panënshkruara pra që nuk janë pjesë e Apple Store.