fbpx

Lançohet zyrtarisht Xiaomi Mi 6

Javën e kaluar u tha se këtë javë Xiaomi mund të lançojë telefonin e tyre flagship në formën e Xiaomi Mi 6. Për ata që mezi po e prisnin, do kënaqen kur të mësojnë se Xiaomi Mi 6 është lançuar zyrtarisht dhe nga ajo çfarë ne mund të themi, paketon disa karakteristika goxha mbresëlënëse.

Xiaomi Mi 6 vjen me një ekran 5.15 inç me xham të lakuar në të gjitha anët e telefonit. Brenda tij, përdoruesit do gjejnë proçesorin më të fundit të Qualcomm në formën e Snapdragon 835, dhe 6 GB RAM.

Gjithashtu sjell dhe një kamer mbrapa të dyfishtë 12MP, ku kombinon një lente me kënd të gjerë me një lente zmadhimi. Telefoni ofron një bateri 3,350mAh dhe me sa duket Xiaomi do të vazhdojë me trendin e mos përfshirjes së portës standarte të kufjeve. Do të ketë një çmim rreth 360$ për modelin 64GB, 420$ për modelin 128GB, kurse modeli qeramike me 128 GB hapësirë do të kushtojë rreth $435.