Zyrtarizohet smartfoni i parë në botë me 6 GB RAM
Prezantuar mbrëmjen e kaluar në Pekin, Vivo Xplay 5 është smartfoni i parë në botë me 6GB RAM. Po, e lexuat shumë mirë, ky smartfon ka më shumë memorie brenda tij se shumica e laptopëve aktualisht në përdorim. Dhe ndërsa emri Vivo nuk ju thotë asgjë, gjbiteam.com ju kujton sërish se kompania kineze lançoi në 2014 Vivo Xplay 3S, smarftonin e parë me ekran Quad HD (1440 x 2560) por që kurrë nuk mori mertitat e tij për shkak se LG lançoi G3-shin dhe e vuri atë në dispozicion në nivel global.
Por le t’a lëmë pas të kaluarën dhe të fokusohemi tek e tashmja. Xplay 5 është një pajisje e cila sa i përket pjesës së mbetur të karakteristikave i ka po aq mbreslënëse. Pajisja vjen me një ekran 5.43-inch, Quad HD AMOLED dhe me kthesa nga të dyja anët, njësoj si në Galaxy S7 edge, me softuer të hartuar posaçërisht për funksionalitetin edge. Telefoni është bërë pothuajse tërësisht nga një aliazh magnezi alumini, me kthesa ergonomike në anët e pasme për të ndihmuar në kontrollimin e tij.
Nën sipërfaqe, do vini re një proçesor Qualcomm Snapdragon 820 quad-core. Kompania pretendon se është duke përdorur sistemin me ftohje të lëngshme për të mbajtur çipet të freskët në mënyrë që të perfomojë sa më mirë gjatë gjithë kohës. Mbrapa, kemi kamerën kryesore 16-megapixel Sony IMX298 me një blic të dyfishtë LED tone, auto fokus, dhe stabilizim elektronik të imazhit.
Për shkak të hollësisë së tij prej 7.59 mm (0.30 inç), ju do të mendoni se vivos i është deshur të sakrifikoj baterinë, por në fakt ka arritur të menaxhoj që të fus brenda Xplay 5 një bateri prej 3,600 mAh, me karikim të shpejtë. Një skaner gjurmësh gishtash është gjithashtu në dispozicion në pjesën e pasme.
Vivo Xplay 5 është aktualisht në fazën e porositjeve, edhe pse në dispozicion për momentin është vetëm varianti me 4GB RAM/128GB i cili kushton $ 565. Kurse sa i përket variantit me 6 GB RAM dhe proçesor Snapdragon 820 pritet një çmim prej $ 654.