Pas katër vitesh, Lenovo prezanton SoftBank 503LV, celularin e tij të parë me Windows 10
Kanë kaluar gati dy vite që kur Lenovo deklaroi se do të prezantonte një smartphone me sistem operimi Windows Phone 8.1 nga fundi i 2014-s. Edhe pse ky afat i vetëvendosur erdhi e kaloi, Lenovo mendon se është më mirë vonë se kurrë dhe kështu prezanton SoftBank 503LV.
I krijuar në partneritet me SoftBank, kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në Japoni, celulari karakterizohet nga një ekran 5 inç me rezolucion 1280×720, kamera të përparme 5 megapiksel dhe kamera kryesore 8MP me blic LED. Të vetmit butona harduerike që do të gjeni në të janë butoni i ndezjes dhe butonat e volumit, duke qenë se SoftBank 503LV, sikurse celularët e tjerë me Windows 10, ka butona softuerikë.
Në brendësi të saj do të gjeni një procesor 1.5GHz Qualcomm Snapdragon 617 me tetë bërthama, i njëjti procesor i cili ndodhet në Moto G4, Moto G4 Plus dhe HTC One A9, një RAM 3GB dhe një bateri 2,250mAh e cila do t’i mbajë dritat ndezur. Falë paketimit të tij, SoftBank 503LV e mbështet Windows Continuum, e cila e kthen celularin në një pseudo-PC. Gjithashtu ju mund ta zgjeroni memorjen e tij, nga ajo 32GB që ka aktualisht, deri në 128GB me anë të kartave microSD.
Si përfundim, SoftBank 503LV ka si sistem operimi Windows 10 Mobile, por është ende e paqartë nëse celulari do ta mbështesë karakteristikën Windows Hello, e cila do t’ju lejojë ta hapni celularin nëpërmjet syve tuaj.
Mos prisni që të thjeshtë të futeni në dyqan dhe të blini SoftBank 503LV, duke qenë se celulari ka shumë mundësi që të mbetet në “Tokën e Lindjes së Diellit”. Gjithashtu, celulari do të jetë vetëm në dispozicion të bizneseve, dhe kjo është arsyeja se përse ka një emër kaq të çuditshëm. Megjithatë, nëse SoftBank 503LV mirëpritet nga bizneset, ka mundësi që Lenovo të prodhojë më shumë smartphone me Windows 10 Mobile në të ardhmen.
SoftBank 503LV do të jetë i disponueshëm diku nga Tetori, por Lenovo nuk ka dhënë ndonjë shifër për sa i përket çmimit të pajisjes.