Zhdukja e mesazheve mund të vijë tek Messenger për iOS

Vetëm disa javë më parë, WhatsApp i cili tashmë është në pronësi të Facebook solli kriptimin end-to-end tek përdoruesit e tij. Tani aplikacioni tjetër i mesazheve të Facebook, Messenger, me sa duket do të vijë me një përmirësim sa i përket privatësisë.

Llogaria në Twitter @iOSAppChanges ka postuar sot një screenshot të një karakteristikë të re e cila bën të mundur zhdukjen e mesazheve që ju keni dërguar në aplikacionin Messenger për iOS. Në versionin e aplikacionit treguar në imazh, është e mundur që përdoruesit të vendosin se sa gjatë mesazhet në chat të ngelin të dukshme ose aktive për përdoruesit e tjerë.

“Ju keni aktivizuar zhdukjen e mesazheve. Mesazhet e reja do të zhduken nga kjo bisedë 15 minuta pasi të dërgohen ” thotë Messenger në dritaren e chat-it, pasi kjo karakteristikë të aktivizohet.

Kjo lëvizje nuk është krejtësisht e papritur. Aplikacioni i mesazheve Telegram, i cili ka më shumë se 100 milionë përdorues aktiv mujor, një nga karakteristikat kryesore ka shkatërrimin e mesazheve (e njëjta gjë vlen edhe për Snapchat). Por gjithashu ka edhe një opsion në mënyrë që të zhvilloni një “bisedë sekrete” me një përdorues të caktuar. Fillimisht Facebook vendosi kriptimin tek të gjitha bisedat në WhatsApp, dhe tani me sa duket zhdukja e mesazheve po vjen tek Messenger, të paktën në iOS tani për tani.