Lëvizja e aplikacioneve në kartën SD [Video]
Të gjithë kemi aplikacione në smartfonin tonë Android, kjo është mëse normale. Por ama të “grijnë”. Aplikacionet përdorin një sasi të konsiderueshme megabajtësh (shpesh dhe gigabajtë) në mënyrë që aplikacioni të punojë mirë dhe t’ju shërbejë në mënyrën e duhur. Kjo është arsyeja primare që pse memoria e telefonit tuaj mbushet aq shpejt dhe si pa kuptuar. Ka ndonjë zgjidhje për të shpëtuar nga ngrënia e memories nga këta aplikacione? Normale që ka, madje ka shumë. Pyetja e duhur është: cila është më e sigurta dhe më efikase?!
Për ju sot kemi paraqitur një video se si të levizni aplikacionet e sistemit (në fakt ÇDO aplikacion) në kartën SD. Juve ju duhet vetëm që të keni telefonin të root-uar si dhe aplikacionet Lucky Patcher (për t’a shkarkuar, kërkoni në Google ne mënyrën “Lucky Patcher.apk pasi nuk gjendet në PlayStore) dhe System app remover (ROOT), kaq! Për detajet e proçesit, ndiqni videon:
Përveç sasisë së MB që një aplikacion konsumon, çdo aplikacion harxhon një sasi mjaft të konsiderueshme të baterisë por kjo është një çështje tjetër.
Shënim: Në momentin e ristartimit të telefonit, nëse keni shumë aplikacione të sistemit për të cilat duhet të fiket telefoni që të ç’instalohen plotësisht, nuk është nevoja që të ristartoni telefonin për çdo aplikacion që ç’instaloni. Në fillim ç’instaloni të gjithë aplikacionet që dëshironi të ç’instaloni, dhe pastaj ristartojeni vetëm një herë telefonin tuaj për të gjithë aplikacionet.