Seria e 2-të e Apple Watch do të ketë GPS dhe rezistencë ndaj ujit

Produkti i parë që Apple prezantoi dje në konferencën e saj, para iPhone 7 dhe AirPods, ishte seria e 2-të e Apple Watch.

Ora inteligjente e Apple këtë radhë vjen më e përmirësuar, dhe me karakteristika të reja të cilat do t’ju vijnë në ndihmë gjatë jetës suaj të përditshme. Ato më kryesoret janë:

Rezistenca ndaj ujit deri nën 50m

crxlu29viaabnap

Në serinë e parë të Apple Watch ishte autoparlanti problemi i rezistencës ndaj ujit, por në serinë e 2-të inxhinierët e Apple e ridizenjuan autoparlantin e orës së zgjuar që ta nxjerrë vetë ujin që futet aty. Përveç kësaj, Apple ka punuar me dy aplikacione të cilat do t’ju ndihmojnë të matni distancën e notuar dhe kaloritë e humbura gjatë një sesioni noti.

Seria e 2-të e Apple Watch do të ketë GPS

cqjkhjsxyaamh0w

Tani ora juaj e zgjuar do t’ju ndihmojë në ushtrimin e sportit tuaj të preferuar duke matur çdo lëvizje të tuajën me GPS-në e saj të re. Apple ka bashkëpunuar me Nike për të prodhuar Apple Watch Nike Plus e cila do T’ju ndihmojë të vraponi duke matur distancat, ritmin e vrapimit, si dhe statistika të ndryshme të aktivitetit tuaj.

Procesori

gsmarena_007

Seria e 2-të e Apple Watch do të fuqizohet nga çipi S2 dual-core i cili do të jetë 50% më i shpejtë se S1, dhe i është shtuar një GPU e re e cila do të mundësojë një grafikë dy herë më të mirë.

Ekrani 2 herë më i shndritshëm

cry9emfw8aa50jo

Ekrani i serisë së 2-të të Apple Watch do të jetë dy herë më i gjallë dhe i shndritshëm, për t’i bërë ballë kështu dritës së diellit gjatë aktivitetit tuaj të përditshëm.

Seria e dytë e Apple Watch do të dalë në treg më 16 Shtator në më shumë se 25 vende, dhe do çmimi do të fillojë nga 369 dollarë. Do të vijë në materialet: alumin, çelik dhe qeramikë. Modeli Nike Plus do të dalë në shitje nga fundi i vitit.

Seria e 1-rë e Apple Watch do të përmirësohet duke iu shtuar procesori S2 dual-core, dhe do të vazhdojë të shitet në treg për 269 dollarë./GJBITeam

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.