fbpx

Lista e pajisjeve që iOS 10 do të mbështesë

Apple prezantoi iOS 10, versionin e ardhshëm të sistemit të tij operativ mobile. Përditësimi i softuerit është kompatibël me shumicën e modeleve të iPhone, iPad, dhe iPod touch të cilët janë në gjendje të punojnë me iOS 9, duke përjashtuar këtu iPhone 4s, iPad 2 dhe 3, iPad mini dhe gjeneratën e pestë të iPod touch.

iOS 10 është në dispozicion në versionin beta për zhvilluesit e regjistruar Apple duke filluar që sot, ndërsa përditësimi për testuesit beta do të lëshohet në Korrik. Përditësimi falas i softuerit zyrtarisht do të lëshohet në vjeshtë, me sa duket së bashku me iPhone 7.

Më poshtë keni listën e plotë të pajisjeve që janë kompatibël me iOS 10:

iPhone

  • iPhone 6s
  • iPhone 6s Plus
  • iPhone 6
  • iPhone 6 Plus
  • iPhone SE
  • iPhone 5s
  • iPhone 5c
  • iPhone 5

iPad

  • iPad Pro (12.9-inch)
  • iPad Pro (9.7-inch)
  • iPad Air 2
  • iPad Air
  • iPad (4th generation)
  • iPad mini 4
  • iPad mini 3
  • iPad mini 2

iPod touch

  • iPod touch (6th generation)