Ku mund të blejmë dhe riparojmë produkte origjinale të Apple në Shqipëri?

Produktet e Apple Inc. janë të vetmet ku pjesët origjinale të saj nuk shiten dhe nuk mund të gjenden jashtë dyqaneve të saj apo pikave të autorizuara të serviseve, dhe riparimi i tyre në  servise jo të autorizuara mund ta dëmtojnë iPajisjen tuaj, siç e kemi përmendur edhe në artikullin për problemet me baterinë apo Touch ID.

Ndaj duke konsideruar numrin e lartë të pyetjeve nga ju nëse ekziston apo jo një dyqan i autorizuar për shitjen dhe riparimin e produkteve të Apple në Shqipëri, kemi vendosur të shkruajmë përgjigjen tonë në këtë artikull.

Dhe po, ekziston një i tillë në vendin tonë.

iStream Sh.p.k është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri e cila është e autorizuar dhe e certifikuar për shitjen dhe riparimin e të gjitha produkteve të Apple, duke filluar nga Mac, iPhone, iPad, iPod e deri tek Beats.

iStream
iStream Sh.p.k është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri e cila është e autorizuar dhe e certifikuar nga Apple Inc. për shitjen dhe riparimin e të gjitha produkteve të tyre.

Çfarë ofron iStream?

Në iStream do të gjeni të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen në një Apple Store. iStream ofron të gjitha produktet nga linja Mac, iPhone, iPad, iPod, Beats dhe Boose, si dhe aksesorët përkatës dhe riparimet e tyre.
Por më e bukura është se iStream ofron të njëjtat kushte dhe garanci si një Apple Store dhe është e para e cila sjell një produkt të ri të Apple në Shqipëri. Gjithashtu iStream ofron edhe zhbllokimin e iCloud.

Çmimet e iStream janë nga më konkurueset në tregun e shitësve të autorizuar të produkteve të Apple në Europë.

Ku ndodhet iStream?

iStream ndodhet në katin e parë të Hotel Tirana International në qendër të qytetit tek Sheshi Skënderbej, Tiranë, Shqipëri.

Gjithashtu ju mund të vizitoni website-in zyrtar të iStream në www.istream.al, mund ta kontaktoni nëpërmjet numrit të telefonit: +355 44 504 031 apo të dërgoni një e-mail në adresën: info@istream.al
iStream mund ta gjeni edhe në Facebook: http://www.facebook.com/iStream.al

Fotogaleri të iStream dhe produkteve të saj:

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.