WhatsApp Status është “gllabërimi” më i fundit që Facebook i bën Storie-ve të Snapchat
Facebook na ka treguar që nuk i rrihet pa ia “shkulur zemrën” Snapchat-it. Ka kaq shumë dëshirë t’a bëjë këtë gjë saqë vetëm përpiqet të rivalizohet me shërbimin gjë e cila ka filluar me lançimin e versioneve të veta, ju kujtohet Slingshot, dhe më pas duke adoptuar shërbimin më popullor, Stories, në Instagram si dhe aplikacionet për Messengerin.
Tani është aplikacioni më i fundit që Facebook ka marrë në zotërim, WhatsApp, që do e marrë këtë veçori. E quajtur WhatsApp Status, kjo veçori funksionon pak a shumë në të njejtën mënyrë që funksionon brenda Instagram-it.
WhatsApp beta 2.16.338: është mundur që ju të mund të shihni se kush j’ua ka parë statusin tuaj.
Po bëhet e çuditshme që dhe një tjetër veçori e WhatsApp, Statusi, do na lejojë të postojmë foto brenda faqes së statusit. Një tabelë e re Statusi do shfaqet në kolonën midis bisedave dhe telefonatave. Do të jeni të aftë të shihni statusin tuaj dhe të tjerëve që e kanë shpërndarë me ju. Do të mund të shihni se kush mund t’a shohë dhe kush e ka parë statusin tuaj. Përveç fotove, ju do të mundeni edhe të përditësoni statusin tuaj me tekst.
Kjo veçori për momentin gjendet e ngulitur thellë vetëm në aplikacionin beta për Android dhe do ju duhet një telefon i root-uar me modul Xposed që të mund t’a përdorni. Kjo veçori do bëhet e disponueshme me kalimin e kohës edhe për platformat e tjera.