Makina e Google Street View humbet në rrugicat e Tiranës
Ka pak ditë që kur kompania Google me shërbimin e saj “Street View” ka filluar fotografimin e rrugëve të Kryeqytetit të vendit, qyteteve të tjera kryesore dhe zonave turistike. Sigurisht që për të gjithë Shqiptarët dhe turistët e huaj të cilët duan të eksplorojnë vendin tonë ky ishte një lajm shumë i mirë, por ky për të cilin po flasim në këtë postim, nuk është aspak i tillë.
Rrugët e vendit njihen si të dëmtuara, të pashtruara dhe pa një destinacion të saktë si një rastin e rrugicave të shumta, dhe duket se një prej makinave të Google Street View ka rënë viktimë e këtyre peripecive.
Burimet për Gazetën Tema kanë arritur të sigurojnë një material video ku dallohet qartë një makine e Google Street View e cila po përshkon një rrugë të paasfaltuar dhe papritur duket se ka humbur, dhe kthehet përsëri mbrapsht.
Për më tepër mund të shini video-n më poshtë:
https://youtu.be/beHJvNaV7UA