Galaxy Note 6 mund të jetë më i mirë se laptopi juaj

Nëse nuk keni blerë akoma Galaxy S7 apo Galaxy S7 Edge, mund të prisni derisa Samsung të zbulojë bishën e rradhës. Galaxy Note 6 është shfaqur deri tani në thashetheme të ndryshme dhe raporte të reja të cilat ofrojnë shumë detaje rreth pajisjes së ardhshme.

Galaxy Note 6 thuhet se do të ketë një portë USB Type-C, sipas SamMobile, edhe pse nuk është e qartë në këtë pikë nëse porta e kthyeshme do të mbështesë teknologjinë UBS 3.1 apo jo. Sajti gjithashtu spekulon se Samsung do të lançoj një Gear VR të përditësuar që do përfitojë nga porta e re USB-C, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende në këtë aspekt.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, një raport nga Android Geeks thotë se Galaxy Note 6 do të ketë një kamer të ngjashme me atë të Galaxy S7 e cila do të përfshijë një modul infrared autofocus.

Autofocus është shumë i shpejtë në Galaxy S7, por Samsung kërkon t’a përmirësoj atë akoma. Sajti gjithashtu thotë se Samsung është duke testuar dy prototipa Galaxy Note 6, një me kamer IR autofocus dhe një tjetër e cila ka përbërje identike me atë të Galaxy S7.

Së fundmi, një raport nga GizmoChina na tregon se smartfoni i ri Note mund të vij në Gusht. Pajisja mund të vijë me një ekran 5.8-inç me rezolucion 2K, proçesor Qualcomm Snapdragon 823 (version i përmirësuar i Snapdragon 820), 6GB RAM, dhe një bateri 4200 mAh. Por një nga detajet më mbresëlënëse të ofruara ka të bëjë me memorien e brendshme. Me sa duket, pajisja do të ofrojë një kapacitet magazinimi 256GB, e cila mund të jetë e para për kompaninë. Raporti gjithashtu thotë se telefoni do të ketë çertifikim IP68.

Duke supozuar se këto specifika janë të sakta, Galaxy Note 6 mund të jetë më i mirë se laptopi që ju përdorni për momentin.