Si të aktivizoni në WhatsApp verifikimin me dy hapa

WhatsApp ka sjellur verifikimin me dy hapa në platformën tij, duke ju dhënë përdoruesve afttësinë për të siguruar llogarinë e tyre me kod. Shërbimi mbështetet në një konfirmim që vjen me SMS në momentin kur e vendosni në një telefon të ri.

Si të aktivizoni verifikimin me dy hapa në WhatsApp

1. Hapni WhatsApp nga menu-ja e aplikacioneve

2. Zgjidhni ikonën Menu lart në të djathtë

3. Shkoni tek Settings

whatsapp-two-factor_0

4. Zgjidhni Account

5. Zgjidhni Two-step verification

6. Më pas shtypni Enable

whatsapp-account-settings_0

7. Vendosni kodin me gjashtë numra dhe shtypni Next. Konfirmojeni dhe njëherë.

8. Vendosni email-in tuaj të rikuperimit dhe Next. WhatsApp nuk do të verifikojë email-in tuaj kështu që sigurohuni që keni vendosur një të saktë.

9. Në fund fare do shihni një mesazh ku thotë se verifikimi me dy hapa u aktivizua. Shtypni Done.

whatsapp-two-factor-passcode_1

Kjo është e gjitha. Tani llogaria juaj është më e sigurtë.

Ju kujtojmë se kjo karakteristikë për momentin është në dizpozicion vetëm për përdoruesit beta të WhatsApp në Android megjithatë pritet që së shpejti të vij dhe pr publikun e gjerë.