Google prezanton Allo, një aplikacion të zgjuar dhe të sigurtë mesazhesh
Përkrah Google Home dhe Google Instant Apps, Google gjithashtu ka publikuar dhe një aplikacion të ri mesazhesh i cili quhet Allo.
Allo lets you communicate with anyone in your phonebook—both Android and iOS. #IO16 pic.twitter.com/nhpxGJDRGP
— Google (@google) May 18, 2016
Allo do të jetë në dispozicion këtë verë për të dy sistemet mobile Android dhe iOS dhe një nga karakteristikat e tij kryesore është se ai përdor fuqinë proçesuese të Google, për të gjeneruar përgjigje për pyetjet në bisedë, dhe gjithashtu të zhvillojë një bisedë me përdoruesit në një farë niveli. Mendoni për të si një aplikacion mesazhesh me aftësi të përmirësuara të Google Now. Duke përdorur “Google Knowledge Graph” aplikacioni mund t’ju përgjigjet pyetjeve kontekstuale dhe madje të gjej emrin e filmit të përshkruar nga përdorimi i emoji.
Kur ju merrni një mesazh, Allo do të gjenerojë disa përgjigje të zgjuara, pak a shumë si ajo që është parë me aplikacionin Google Inbox. Nëse vini re imazhin më lart, është dërguar një imazh i një qeni, dhe Allo nuk është vetëm në gjendje të sugjerojë disa përgjigje të përgjithshme, por është edhe në gjendje për të përcaktuar se çfarë lloj qeni është në foto. Një tjetër shembull zgjuarsie është se qoftë ju po bëni një bisedë në lidhje me se ku duhet të darkoni, dhe vendosni për të ngrënë në një restaurant italian, ju do të jeni në gjendje për të bërë një prenotim përmes OpenTable direkt nga aplikacioni Allo, falë integrimit të Google Assistant. Me kalimin e kohës, Allo gjithashtu mëson nga përgjigjet tuaja, duke e bërë atë më shumë në një mendje me përgjigjet tuaja të mundshme.
Për të përdorur Allo, ju duhet të regjistroheni me numrin tuaj të celularit, njëjtë si WhatApp. Dhe në thelb kjo është, megjithëse ju mund të lidheni dhe me llogarinë tuaj Google gjithashtu. Mbasi të regjistroheni, do të duket si një aplikacion i zakonshëm mesazhesh .
Pra, çfarë mund të bëni me Allo? Kur ju dërgoni foto, ju mund të shkruani mbi ta, dhe ka një tipar që Google e quan ‘WhisperShout’, ku ju mund të ndryshoni madhësinë e shkronjave të një mesazhi duke lëvizur gishtat lart ose poshtë tek butoni.
Në këtë momente, ju mund të jeni të shqetësuar rreth privatësisë tuaj. Kjo mund të bëjë që ju të ndjeheni më pak të spiunuar kur të mësoni se Google ka të ndërtuar Incognito mode, që do të thotë se të gjitha mesazhet janë të koduara end-to-end, dhe nuk do të jetë e mundur për t’u lexuar nga serverat e Google-it. Incognito Mode do t’ju lejoj të fshehni detajet dërguesit dhe pranuesit, si dhe fshirjen e mesazhe pas një periudhe të caktuar kohore.
Ky është aplikacioni i mesazheve Allo nga Google, dhe pse akoma nuk është e qartë se pse Google ndjen nevojën për pesë aplikacione mesazhesh të veçanta (Hangouts, Messaging, Allo, Spaces, dhe aplikacionin tjetër të ri të viideo mesazheve quajtur Duo). Allo është një zgjidhje interesante por a është e mjaftueshme për të bërë përdoruesit të largohen nga iMessage dhe WhatsApp? Vetëm koha do ta tregojë.