Përmirësimi në Windows 10 do ju kushtojë $119 pas datës 29 Korrik

Nëse keni hezituar të përmirësoni sistemin tuaj në Windows 10, tani është koha për të marrë një vendim. Përmirësimi falas në sistemin e ri, nga versionet e mëparshme të Windows, do të përfundojë më 29 Korrik, përsëriti Microsoft sot. Kompania fillimisht tha se oferta do të zgjasë vetëm një vit, dhe në të vërtetë kjo datë shënon përvjetorin e parë të Windows 10. Pas 29 korrikut, juve do ju duhet të shpenzoni $119 për të kaluar në Windows 10 (ose për t’a instaluar atë në një pajisje të re).

Microsoft thotë se tashmë Windows 10 tani është instaluar në 300 milionë pajisje në mbarë botën. Ndër statistikat e tjera të rëndësishme, Cortana i’u është përgjigjur më shumë se 6 miliardë pyetjeve deri më tani, dhe njerëzit kanë shpenzuar më shumë se 63 miliardë minuta në shfletuesin Edge vetëm në Mars.