Shpikësi i postës elektronike, Ray Tomlinson ndërron jetë në moshën 74 vjeçare

Inxhinieri Ray Tomlinson, i cili krijoi postën elektronike kohë më parë në vitin 1971, ka ndërruar jetë në mëngjesin e së Shtunës  si pasojë e një ataku në zemër në moshën 74 vjeçare.

45 vite më parë, ndërkohë që punonte për firmën e R&D Bolt Beranek dhe Newman në Boston, Ray Tomlinson zhvilloi një sistem i cili transmetonte imazhet përmes kompjuterave duke përdorur protokollin ARPANET. Ishte kjo koha në të cilën ai zgjodhi të përdorte simbolin @ për të ndarë emrin e përdoruesit nga host-i, duke pllakosur kështu emrin e tij në historinë e internetit.

Për kontributin e tij në revolucionizimin e mënyrës se si ne komunikojmë sot, Ray Tomislon u përfshi në “Internet Hall of Fame” në vitin 2012, së bashku me pëlqimin e krijuesin e Lunux-it Linus Torvalds dhe Z. Tim Berners-Lee, kumbarin e internetit. Puna e tij ka lënë gjurmë në një miliard e gjysmë përdorues të postës elektronike sot.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.