Platforma Cake AR vendos makeup virtual në fytyrën tuaj në kohë reale

Vitin e kaluar, një mikeshë e imja dëshironte të provonte disa bizhuteri pa i vënë ato në të vërtetë nëpërmjet platformës FaceCake. Me sa duket rezulton se kompania gjithashtu ka krijuar një variant për makeup, dhe Cargo një nga partnerët e saj, tashmë ka vënë në përdorim këtë funksion. Ndryshe nga shumica e aplikacioneve virtuale, këtu nuk keni pse ngarkoni një fotografi. Madje nuk keni pse shkarkoni asnjë shtojcë. Është ndërtuar me HTML5 dhe JavaScript, dhe për aq kohë sa ju keni një webcam, ju mund të provoni makeup në kohë reale direkt nga shflletuesi juaj.

Makeup virtual

Cargo ka aktivizuar tashmë këtë funksion tek faqja e saj e dhe e , me të cilat ju mund të luani që tani. Nëse nuk lëvizni shpejt apo afroheni shume afër kamerës produktet virtuale mund ndjekin fytyrën tuaj. Platformat dyqaneve onlline si Cake mund të bëjnë blerjen e makeup online më të lehtë. Mund të mos jeni në gjendje të provoni cilësinë apo jetëgjatësinë e një buzëkuqi, por thjesht duke pasur një ide se si një produkt mund të duket tek ju është më mirë se sa të blesh verbërisht.