A ngjason HTC 10 në imazhet e zbuluara me një iPhone të vjetër?
Edhe pse nuk u kushtoj shumë vëmendje imazheve të zbuluara për pajisjet që do të prezantohen në të ardhmen. e pata të vështirë mos të mendoja për një iPhone të gjeneratës së vjetër, diçka mes iPhone 3G dhe iPhone 5 nga imazhet e zbuluara të HTC 10.
Po, sigurisht që është pak më i gjatë në përgjithësi (duke qenë që celularët janë rritur me kalimin e viteve), por është një ngjashmëri ngacmuese midis imazheve të nxjerra të HTC 10 me pajisjet e Apple.
Sigurisht, butoni “Home” është pak ndryshe, por në përgjithësi duket shumë i ngjashëm, dhe mos thoni që këndet e drejta të zeza janë njësoj, prodhuesit e vegjël si Nexbit po merren me krijimin e pajisjeve që qëndrojnë veçmas turmës, kështu që është e mundur që të përdorë një dizajn komplet ndryshe.
Padyshim që cepat këndorë dhe të pasëm janë ndryshe nga cepat e lakuar në gjeneratat e vjetra të iPhone, dhe nëse HTC do të kishte vazhduar të përdorte këtë dizajn edhe në modelet M8 dhe M9, do të ishin vërtetë të ngjashme me pajisjet e Apple.
Mos më keqkuptoni, mua më pëlqejnë pajisjet e HTC. I fundit në të cilin unë shpenzova para ishte një smartphone i tipit HTC. Unë thjeshtë shpresoj që imazhet mos të paraqesin produktin final. Sigurisht që me imazhe të zbuluara, nuk mund të dal në asnjë konkluzion.
Nuk është hera e parë që kam hamendësuar nëse HTC po e humbet identitetin e saj ndërkohë q ë përpiqet të trondisë biznesin e pajisjeve të saj, dhe flagship-ët e saj të cilët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pritshmërive të shitjeve.
Ndërkohë që përpjekjet e saj në fushën e smartphone-ve janë kritikuar, kompania po kërkon të shpërndahet në fusha të reja, si rasti i VR (Virtual Reality) me HTC Vive. Mbase kjo është e ardhmja.
Ose mbase nuk ngjason fare me një iPhone, çdo gjë është në rregull tek HTC-ja dhe është thjeshtë imagjinata ime. Edhe HTC One A9 ngjasonte me një iPhone të gjeneratës së re, por flagshipi i tij i ri ngjason me një të vjetër.
Konkurencë e fortë për HTC 10
Me modularin LG G5 dhe me Samsung i cili po sjell një sërë karakteristika të reja për përdoruesit, HTC do ta ketë betejën e saj sapo të dalin karakteristikat e HTC 10-ës.
Unë thjeshtë shqetësohem se mbase HTC 10-a nuk do t’a përballojë dot tregun e mbipopulluar të smartphone-ve.
Edhe një herë, unë thjeshtë shpresoj të jem gabim kur lançimi i përfolur të vijë rreth muajit tjetër.