Si t’i merrni reagimet e reja në Facebook nëse ju nuk i shihni ato akoma

Sapo kanë mbërritur reagimet e reja në Facebook, çka do të thotë se tani ju mund t’i përgjigjeni statusit të dikujt me Love, Haha, Wow, Sad dhe Angry përveç Like-ut origjinal dhe të mirënjohur.

Nëse akoma nuk mund t’i shihni ato në News Feed-in tuaj, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Në Desktop:

Në versionin e Facebook-ut për shfletues, thjeshtë lëvizni kursorin e mouse-it në butonin Like, dhe reagimet e reja do të shfaqen menjëherë të rreshtuara sipër. Por bëni kujdes! Është shumë e lehtë që aksidentalisht t’i jepni “wow” ose “love” statusit të dikujt, kështu që bëni kujdes kur të shtypni mouse-in për të përzgjedhur reagimin tuaj.

Sapo ju të shtypni një prej reagimeve të reja, në çdo postim do të shfaqen top 3 reagimet që ka marrë. Duke klikuar mbi këto reagime, do t’ju shfaqet lista e njerëzve të cilët e kanë përdorur këtë reagim. Edhe pse ju mund të përdorni vetëm një reagim për çdo postim, ju mund t’a ndryshoni atë nëse keni ndryshuar mendje (Facebook do të ndryshojë vetëm numrin).

Në Celular:

Në aplikacionin e Facebook-ut për celularë, ju mund t’ju duhet të përditësoni aplikacionin në mënyrë që të shfaqen reagimet. Sapo t’a pëlqeni një postim, një mesazh do t’ju shfaqet ku do t’ju thuhet se duhet t’a mbani shtypur butonin Like për të shfaqur reagimet e tjera. Kështu që mos u tronditni nëse nuk i shihni reagimet e reja menjëherë.

Deri më tani, reagimet janë të disponueshme vetëm në postime, foto apo video, jo në komente.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.