Pse nuk është i sigurtë navigimi i pornove në modalitetin e fshehtë (Incognito)?
Shfletimi për porno në modalitetin e fshehtë të shfletuesit tuaj, mund të mos jetë dhe aq privat sa ju mendoni.
Ekziston një fakt që modaliteti i fshehtë nuk ruan shenja të historisë gjë e cila është e vetmja siguri në të cilën mbeshtetemi. 99 nga 100 përdorues të Google Chrome mendojnë që navigimi i pornove në modalitetin e fshehtë është i sigurtë. Pranojeni, ju e përdoni dritaren e fshehtë të shfletuesit tuaj që të shihni vetë çik porno!!!
Pse shfletimi i pornove në modalitetin e fshehtë nuk është privat?
Hapja e një shfletuesi privat, qoftë si në Google Chrome, Mozilla Firefox, Apple Safari apo Microsoft Edge dhe Internet Explorer, asnjë nuk mban mend aktivitetin tuaj online. Siç e thamë më sipër, çdo shfletues interneti sigurohet që kërkimet tuaja në internet dhe historia online të mos jenë të dukshme herën tjetër që kyçeni. Dhe vetëm këtë bëjnë.
Megjithatë, kjo s’do të thotë që shfletimi i fshehtë është privat apo anonim. Shfletimi juaj i fshehtë është i ruajtur nga ISP-ja juaj, nga kompania juaj ku punoni apo si përfundim, edhe nga kompania e shfletuesit. Siguruesi i shërbimit të internetit (apo ndryshe ISP – Internet Service Provider) është i aftë të monitorojël çdo faqe interneti dhe kërkim interneti që ju bëni nga shtëpia juaj.
Provoni të hapni llogarinë tuaj bankare apo faqen e emailit në modalitetin e fshehtë. Do shihni se fusha e të dhënave, si emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi janë të mbushura pavarësisht se modaliteti i fshehtë nuk i ruan të dhënat tuaja. Është në fakt mënyra që shumë shfletues tërheqin të dhëna nga memoria lokale që të mbushin hollësira të tilla si në modalitetin normal si dhe në atë të fshehtë.
Google ka qenë shumë e detajuar rreth politikave të saj të privatësisë për navigimin në modalitetin e fshehtë të shfletuesit të Chrome. “Nëse kaloni në fshehtësi s’ka për t’i fshehur navigimet që ju bëni, nga punëdhënësi juaj, nga siguruesi i shërbimit të internetit apo faqet e internetit që ju vizitoni.” -n’a ka paralajmëruar Google.
Në fakt, kyçja në llogarinë tuaj të Gmail në modalitetin e fshehtë, bën që Google t’iu a gjurmojë edhe më lehtë “aftësitë” tuaja rreth pornos.
Nëse nuk e keni ç’aktivizuar apo t’a keni pauzuar Historinë e Internetit të llogarisë tuaj të Google, ju jeni të aftë kyçeni atje dhe të gjurmoni gjithashtu edhe navigimin pornografik.
Po shfletuesit e tjerë?
Shumë shfletues bëjnë të njëjtën gjë që bën dhe Google. Ashtu si Google, edhe Mozilla Firefox përdor pothuajse të njëjtin mohim identik në modalitetin e saj të fshehtë. Por ja prapë, “edhe pse ky kompjuter s’do ruajë asgjë nga historia juaj e shfletimit, punëdhënësi juaj apo siguruesi i shërbimit të internetit munden prapëseprapë të gjurmojnë faqet që ju vizitoni.”
Dhe pastaj janë ato që quhen Super Kukit. Shumë faqe pornosh përdorin diçka që quhet Super Cookies të cilat janë të aftë të gjurmojnë lëvizjet rreth internetit edhe kur ju jeni duke shfletuar në modalitetin privat. Super Kukit janë si një softuer i lehtë dhe i zakonshëm e që ngulen në faqet e internetit dhe shenjat e gishtërinjve të përdoruesve që vizitojnë faqen. Kur ju riktheheni në një faqe të veçantë më vonë por po në atë ditë, faqja e internetit është e aftë të gjurmojë gjithësinë e aktivitetit të përdoruesit, midis atyre dy vizitave.
Duke konsideruar faktet e mësipërme, ju këshillojmë të mendoni që zakonet e navigimit në modalitetin e fshehtë, nuk janë as anonime e as private. Nëse vërtet doni të jeni anonimë, përdorni VPN por mos u mësoni me përshtypjen se regjistrimet e shfletimit të fshehtë janë private.