Sensori i shenjave të gishtave në smartphone mashtrohet nga një printer me bojë të përçueshme
Shumica e smartphone-ëve të sotëm janë mjaft të sigurtë kur është fjala për parandalimin e aksesit nga përdorues të paautorizuar. Kjo është pikërisht falë prodhuesve të smartphone-ëve që kanë implementuar sensorët e shenjave të gishtave tek pajisjet e tyre, të cilët janë padyshim të pamundur për t’u “gjetur”, të paktën krahasuar me metodat e vjetra të sigurisë si psh. përdorimi i fjalëkalimeve.
Megjithatë duket se hulumtuesit kanë arritur të zbulojn një mënyrë për të mashtruar sensorët e shenjave të gishtave duke e bërë atë të mendoj që jeni ju, në këtë rast ju duhet një printer (inkjet i rregullt punon shumë mirë) dhe një bojë e përçueshme, pas së cilës e gjitha çfarë juve ju duhet të bëni është të printoni shenjën e gishtit tuaj, ta vendosni atë tek sensori i telefonit, dhe do vini re zhbllokimin e telefonit tuaj si tek videoja të cilën mund t’a shihni më lartë.
Deri më tani këta hulumtues kanë arritur të zhbllokojn me sukses pajisje si Samsung dhe Huawei, edhe pse ky i fundit doli të jetë pak më elastik. Tani pyetja është, a duhet të shqetësohemi? Ndoshta, por duhet theksuar se hakerave do t’u duhet akses në një skanim me rezolucion të lartë të gishtave tuaj, që do të thotë se ndoshta s’keni pse shqetësoheni aspak, por në të njëjtën kohë prodhuesit e smartphone-ëve ndoshta duhet t’i hedhin një sy këtij problemi.