Sony lëshon Marshmallow për Xperia Z5, Z3+ dhe tabletin Z4
Nuk mund të themi që Sony është një nga kompanitë e nivelit të lartë sa i përket pajisjeve mobile, por sigurisht që ajo është ende një nga më të dukshmit në tregun e sotëm. Së fundmi, Sony hoqi dorë nga linja Xperia Z në favor të serisë së re Xperia X. Ky nuk është thjesht një ndryshim në shkonjë por është menduar që kjo linjë të jetë edhe më “e zgjuar”, por ende me një dizajn të njohur për ne.
Sony Xperia X, X Performance, dhe XA janë më të zgjuar se shumica e smartphoneve sot, por para se t’a ekzagjerojmë me ta deri në lirimin e tyre, le të përqëndrohemi në versionin global të Xperia Z5, Xperia Z3 Plus, dhe tabletit Z4.
Sony Xperia Z5 dhe variantet e tjera së fundmi kanë bërë debutimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të cilët ende kanë të instaluar Lollipop. Por kemi një lajm të mirë, Android 6.0 Marshmallow tani është gati për smartphon-ët e fundit Z.
Ky përditsim i Marshmallow përfshin disa arnime të sigurisë të muajit Shkurt nga Google, si dhe, një Launcher të ri, menaxhim më të mirë të baterisë, dhe lejet e reja sa i përket të dhënave që ju kërkojnë aplikacionet në momentin e instalimit të tyre.