Firefox do të mbështesë XP dhe Vista deri në fund të 2017-s

Përdoruesit e kompjuterave të cilët akoma kanë të instaluar Windows Vista ose XP janë lënë pas nga shumica e krijuesve të mëdha të softuerëve, duke përfshirë Microsoft. Mozilla planifikon se do të vazhdojë të mbështesë përdoruesit e Vista dhe XP dhe ka bërë të ditur se në Mars të vitit 2017 përdoruesit e XP dhe Vista do të zhvendosen në Firefox Extended Support Release (ESR). Mozilla thotë se Firefox është një nga disa shfletuesit e paktë që do të vazhdojë të mbështesë përdoruesit e XP dhe Vista.

Firefox pret që të vazhdojë mbështetjen për përdorudesit e XP dhe Vista deri në Shtator të vitit 2017. Asnjë veprim shtesë nuk duhet të kryhet nga përdoruesit e Vista dhe XP në mënyrë që të vazhdojnë të marrin përditësime. Mozilla thotë se nga mesi i vitit 2017 do të rivlerësojë numrin e përdoruesve të Vista dhe XP dhe një datë përfundimtare mbështetje do të bëhet publike.

Vetëm për shkak se Mozilla dhe Firefox do të vazhdojnë të mbështesin përdoruesit e Vista dhe XP nuk do të thotë se ata kanë dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë. Përkundrazi Mozilla inkurajon përdoruesit e të dy versioneve të Windows që ta përditësojn versionin e tyre në një version i cili mbështetet nga Microsoft. Mozilla thekson se një OS pa mbështetje nuk merr asnjë përditësim sigurie dhe për këtë arsye eksploitet e njohura shfrytëzohen në mënyrë të rrezikshme.

Mozilla thotë se kompanitë që përdorin Firefox duhet të konsiderojnë muajin Shtator të vitit 2017 si fundin e mbështetjes për Xp dhe Vista. Në fund të muajit të kaluar Firefox rregulloi një dobësi në shfletuesin e saj që mund të përdorej për të zbuluar përdoruesit e Tor.

Në çfarë OS-i jeni dhe çfarë shfeltuesi po përdorni?