Si të bllokoni pajisjet e tjera që janë në të njëjtin rrjet?
Gjithmonë ka ndodhur që të lidhemi me një rrjet (Wi-Fi) publik, pra të një bari ku mund të keni qenë duke shijuar një kafe, të shkollës apo në ndonjë vend tjetër. Dhe shumë herë ka ndodhur që edhe pse jemi lidhur me atë rrjet të mos mund të hapnim asgjë në telefonin tonë, kjo ngaqë rrjeti mund të ketë qenë shumë i ngarkuar, kjo për arsye se shumë pajisje mund të kenë qenë duke e shfrytëzuar atë rrjet, duke dëgjuar këngët e Luana Vjollcës.
Në këtë postim do ju japim një ndihmë të vogël, për mënyrën se si të nxirrni të tjerët nga rrjeti me të cilin jeni lidhur dhe ta shfytëzoni atë të gjithin për vete.
Gjërat që ju nevojiten:
- Të keni një smartphone Android
- Të keni Root Access
- Të shkarkoni WifiKill Pro
Për të patur Root Access në telefonin tuaj, mund të shikoni në Google ose YouTube për mënyrën se si mund t’i bëni Root telefonit tuaj.
Pasi të keni fituar Root Access ju nevojitet aplikacioni i cili do bëjë punën për ju. Më poshtë keni linkun për shkarkim.
Pasi ta shkarkoni, instalojeni dhe garantojini atij Root Access.
Hyni në një rrjet Wi-FI publik dhe ndiqni hapat si në foto.
1. Klikoni mbi “▶”
2. Garantoni Root Access duke klikuar Grant
3. Do ju shfaqet lista e pajisjeve që janë lidhur në atë rrjet
4. Klikoni mbi “grab all“
5. Klikoni mbi “kill all“
Dhe shikoni aplikacionin të bëj punën e tij.
Ky postim është krijuar vetëm për qëllime edukative, keqpërdorimi i tij mund t’ju vendosi përpara akuzave, dhe e gjithë përgjegjësia bie mbi ju.