Apple prezanton MacBook-un më të hollë dhe të lehtë të krijuar ndonjëherë
Më i hollë dhe akoma më i lehtë, Apple shpalosi linjën e MacBook Pro të shumëpritur në eventin gjigant ‘Hello Again‘. Modelet e rifreskuara MacBook Pro të kompanisë mund të duken të ngjashme me shikim të parë por ata janë përditësuar në pothuajse ç’do seksion.
Pavarësisht dizajnit të jashtëm, që mbetet po i njëjti, laptopët e rinj MacBook Pro janë tani më të lehtë dhe më të hollë se paraardhësit e tyre. Përdorimi i cepave metalike ju ndihmojnë të bëni ndryshimin e modeleve të rinj MacBook Pro nga ato paraardhës. Për t’i holluar ata më tepër, Apple ka përdorur injektime metalike të përbëra nga myku e që janë më të sigurt dhe të fortë se mekanizmi i faktorit përcaktues që ka qenë përdorur në modelet ekzistuese MacBook Pro.
MacBook Pro 13-inçësh është i hollë 14.9mm, 17% më i hollë se MacBook Pro ekzistues 13-inçësh. Është gjithashtu 23% më i vogël në vëllim dhe gjysmë kile më i lehtë se modeli ekzistues 1.36kg.
Sa për MacBook Pro-në 15-inçësh, tani është 15.5mm i hollë nga 18mm trashësi që ishte në modelin ekzistues. Peshon 1.81kg, 22g më i lehtë si ai ekzistues.
MacBook Pro 15-inçësh vjen me panelin e prekjes (trackpad), Force Touch i cili tani është dy herë më i madh se ai që gjendej në modelin ekzistues. Modelet e reja MacBook Pro përmbajnë gjithashtu edhe tastierat e brezit të dytë me mekanizmin “Prerja me gërshërë” me të cilën Apple debutoi për herë të parë me MacBook-un e vitit 2015.
Ekrani në MacBook-un Pro e ri 15-inçësh, është 67% më i shndritshëm dhe përmban një raport më të lartë kontrasti. Ai shfaq po ashtu 25% ngjyra më të hapura duke qenë kështu më efikas përsa i përket fuqisë.
Të gjitha modelet e MacBook Pro me ekran 15-inç vijnë me procesor Intel Core i7, RAM DDR4 2133MHz, dhe GPU AMD Radeon Pro (e cila i është një procesi fabrikimi 14nm). SSD-ja është tani 50% më e shpejtë dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 3.1GB/s. Arkitektura e re termale bën të mundur që MacBook Pro 15-inçësh të qëndrojë i ftohtë edhe gjatë një përdorimi të rënduar. Edhe autoparlantët janë përmirësuar dhe tani prodhojnë një 2-fish dispazion dinamik.
Sa për MacBook Pro 13-inç, ai do të vijë me procesorët Core i5 dhe i7 dual-core. Vjen me GPU-në Iris të Intel e cila është 2 herë më e shpejtë, falë prezencës së eDRAM 64GB. Gjithashtu do të ketë edhe një SSD super të shpejtë.
Të dyja modelet e MacBook Pro, 13 dhe 15 inç, vijnë me katër porta Thunderbolt 3 me mbështetje për DisplayPort 1.2, USB, VGA dhe për ushqyes. Por nuk do të ketë porta për USB të tipit A, vetëm katër porta për USB të tipit C të cilat do të përdoren për karikim dhe lidhje me pajisje të tjera.
Ajo që del në pah më së shumti në modelet e reja të MacBook Pro është TouchBar. TouchBar është një panel OLED me prekje e cila shfaq funksione për një aplikacion specifik, kontrollin e thirrjeve, mundëson sugjerime nag QuickType si në iOS, etj, duke zëvendësuar kështu tastat e funksionit. Mund të përdoret gjithashtu edhe për të kontrolluar luajtjen e videove, për të parë kartelat e hapura në safari, për të kontrolluar luajtjen e muzikës e shumë funksione të tjera.
Gjithashtu, laptop-ët e rinj do të kenë edhe një Touch ID të integruar në butonin e ndezjes, i cili përbëhet nga një lente kristalesh zafiri. Sensori i gjeneratës së dytë fuqizohet nga çipi i ri T1 i Apple me enklavën e tij të sigurisë. Ai është vendosur pranë tastit të ri të Siri-t. Po, edhe Siri do të ketë një tast të dedikuar në MacBook-ët Pro të rinj. Sensori i Touch Id mund të përdoret për të autorizuar transaksione me Apple Pay, etj. Dhe çka është më e rëndësishme, sensori i Touch ID mund të identifikojë shenjat e gishtave dhe të hapë profilin përdoruesit.
Modelet e reja të MacBook Pro do të jenë të disponueshme në ngjyrat e Argjendtë dhe Gri Kozmike. Shpërndarja e tyre do të fillojë pas 2-3 javësh me çmime të cilat variojnë në 1799 dollarë për modelin 13-inç dhe 2399 dollarë për modelin 15-inç.