1.1. Hyrje në C++
Programimi është arti i shprehjes së zgjidhjes së problemeve, në mënyrë që kompjuteri të mund t’i ekzekutojë këto zgjidhje.
– Përse duhet të programoni?
Civilizimi jonë vjen kryesisht nga programet. Pa kuptuar se si funksionojnë programet ju reduktoni njohuritë tuaja duke besuar në “magji” dhe do të bllokoheni në shumë fusha teknike pune të përdorshme, fitimprurëse dhe interesante.
Programimi përdoret sot në aplikime kompjuterike me GUI (ndërfaqje grafike), llogaritje inxhinierike, kamera dixhitale, makina, celularë etj.
– Pse C++?
- Ju nuk mund të programoni pa një gjuhë programimi dhe C++ mbështet në mënyrë direkte çelësin e koncepteve dhe teknikave të përdorura në programe të botës reale.
- C++ është një gjuhë me një përdorim shumë të gjerë.
Ju mund të gjeni aplikime pa fund në C++ që nga fundi i oqeanit deri në siperfaqen e Marsit.
- Shumë koncepte që do t’i mësoni në C++ mund t’i përdorni direkt në gjuhë të tjera programimi si C, C#, Fortran, Java, etj.
- Me C++ mund të shkruash programe në mënyrë efiçente dhe elegante.
- Disponon librari standarte shumë të pasur me kode të gatshme të cilat mund t’i përdorni në programet tuaja.
- Mund të gjeni shumë materiale në internet ose në literatura të ndryshme dhe mbështetje në rast se kërkoni zgjidhje për probleme të caktuara.
- Përdoret si gjuhe primare në pjesën më të madhe të shkollave dhe universiteteve në të gjithë botën.