fbpx

Klienti BitTorrent, Transmission, tashmë në dizpozicion dhe për Windows

Transmission, një nga klientët më të njohur BitTorrent për OS X dhe Linux, ka ardhur më në fund në Windows, pas afërsisht një dekade ekzistencë.

Aplikacioni me burim të hapur që shërben për ndarjen e të dhënave, zhvilluar nga vullnetarë dhe që është në dispozicion falas dhe pa reklama, nuk është i rëndë më shumë se 25MB. Transmission sjell mbështetje për kriptim, një ndërfaqe ueb në mënyrë që ju t’a kontrolloni atë nëpërmjet shfletuesit tuaj, si dhe aftësinë për të vendosur limit sa i përket shpejtësisë në torrentet individuale.

Transmission

Versioni i tanishëm nuk është promovuar ende por nëse dëshironi t’a shkarkoni, do ju duhet të shkoni në faqen e direktorisë së shkarkimit të Transmission, më pas uluni në fund fare dhe kërkoni për “transmission-2.92-x64.msi” nëse jeni në Windows 64 bit, ose zgjidhni “transmission-2.92-x86.msi” nëse jeni në një Windows 32-bit.