Si të dërgoni tekste në formatin bold, italic dhe strikethrough në WhatsApp
Nëse ju jeni një përdorues i WhatsApp, ka shumë gjasa t’ju interesojë se ky aplikacion bisedash sapo ka shtuar disa karakteristika të reja të formatimeve të tekstit. Tani ju mund të përdorni bold, italics apo strikethrough në mesazhet e juaja me miqtë e të afërmit tuaj.
Këto truqe, si përditësime të rralla ka shumë mundësi të ndryshojnë mënyrën se si ju e përdorni WhatsApp-in, janë shumë të thjeshta për t’u perfeksionuar:
- Për bold: shtoni një yll (*) para dhe pas fjalëve specifike: p.sh. *përshëndetje*
- Për italics: shtoni një nënvijëzim (_) para dhe pas fjalëve specifike: p.sh. _përshëndetje_
- Për
strikethrough: shtoni një tildë (~) para dhe pas fjalës specifike: p.sh. ~përshëndetje~
Këto stilime të reja mund të shkruhen edhe në versionin web të WhatsApp, i cili u lançua vitin e shkuar, por teksti i formatizuar do të shfaqet vetëm në aplikacion.
WhatsApp nuk ka shtuar shumë karakteristika të reja së fundmi që prej lançimit, përveç telefonatave, duke qenë se ekipi i WhatsApp preferon ta mbajë atë të thjeshtë. Kjo është shumë ndryshe nga aplikacionet e tjerë të mesazheve, të cilët së fundmi kanë shtuar pagesat, botet, lojrat, llogari zyrtare, stikera dhe shumë karakteristika të tjera të cilat u sigurojnë atyre rritje të funksionalitetit.