LG prezanton zyrtarisht LG UX 5.0 të bazuar në Marshmallow

Siç shumë prej jush mund t’a dinë, Lg prezantoi flagship-in e ri të kompanisë LG G5, tek Kongresi Botëror Mobile që u mbajt në Barcelonë muajin e kaluar. LG G5 solli ndryshime të konsiderueshme në krahasim me flagship-in e mëparshëm të LG-së. Bazuar tek një ekran i vogël 5.3″, trupi i tij prej metali sjell një frymë të re në linjën e flagship-ve të LG-së me disa karakteristika të denja.

LG G5 do dalë në shitje shumë shpejt dhe bashkë me të ju do merrni LG UX 5.0-n e ri të bazuar në Marshmallow. Ky është versioni i ri i ndërfaqës së përdoruesit të LG-së bazuar në Android. Edhe pse është mjaft i ngjashëm me versionin e mëparshëm, kompania ka përmirësuar disa gjëra, dhe ata gjithashtu kanë shtuar edhe veçori të reja, siç pritej. “Ne kemi analizuar stilin e jetës së përdoruesve të smartfonëve, për të siguruar një përvojë të lartë mobile dhe në mënyrë të bukur kemi zgjeruar përdorshmërinë me LG UX 5.0. LG UX 5.0 dhe G5 janë projektuar për të siguruar një përvojë inovative që reflekton nevojat më të kërkuara të klientëve tanë “, tha Juno Cho, Presidenti dhe CEO i LG Electronics Mobile Communications Company.

LG-UX-5.0_2

Tani, LG po thekson “LG Friends Manager” si tiparo më i rëndësishëm i ri tek UX 5.0. Kjo pjesë e OS, në thelb ju lejon të lidhni dhe kontrolloni modulet tuaja dhe aksesorët të cilat LG po i quan ‘LG Friends’. “LG Friends Manager’ do të zbulojë aksesorët që ka pranë dhe do lidhet me to me anë të telefonin tuaj duke instaluar aplikacionet e nevojshme nga Google Play Store. I gjithë proçesi është i automatizuar. Më lejoni t’ju jap një shembull, në qoftë se ju lidhni LG 360 CAM me G5-ën, telefoni do të shfaq një foto paraprake si dhe modelet që janë në dizpozicion. Tani, kjo nuk është karakteristika e vetme e re në UX 5.0, LG ka përfshirë një numër karakteristikash sa i përket kameras në mënyrë që t’a bëjë atë më të mirë se kurrë, sipas kompanisë. Ju mund të kaloni ndërmjet një lente me kënd të gjerë, 78 gradë dhe 135 gradë me një të prekur lehtë të butonit, e cila në thelb ndyshon pamjen tuaj nga 13 megapiksel, në 8 megapiksel, dy nga të cilat janë të vendosura në pjesën e pasme të telefonit. Auto Shot (Gesture shot), Multi View, 360 Wallpaper, Pop-out Picture dhe Film Effect janë vetëm disa nga mundësitë në dispozicion në softuerin e kameras së LG G5.

LG-UX-5.0_1

Kompania gjithashtu ka shtuar një numër karakteristikash të tjera në të gjithë UX, si psh karakteristikën “New Home”. Në thelb, kjo karakteristikë heq App Drawer, dhe kombinon “Home Screen” me App Drawer, që me fjalë më të thjeshta për ata që nuk i kuptojnë këto terma, të gjitha aplikacionet në këtë rast do të shfaqen në “Home Screen”, pra nuk do të ketë një “Menu Aplikacionesh”. Kjo karakteristikë, krijon përvojën e ngjashme me ndërfaqen e përdoruesit në iOS. Aplikacioni LG Health, ka marrë disa përmirësime të ndryshme, dhe Always-on display tashmë është gjithashtu pjesë e UX. Smart Doctor do të mbaj telefonin tuaj në funksion në kushte optimale (duke ju dhënë këshilla), ndërsa File Manager është përmirësuar shumë gjithashtu. E njëjta gjë mund të thuhet për shërbimin LG Backup, dhe metodat e sigurimisë së LG-së.