Telefonat me vetëm 512MB RAM nuk do të përditësohen në Windows 10 Mobile
Microsoft ka konfirmuar se telefonat me Windows Phone 8.1 që kanë vetëm 512MB RAM nuk do të do të përditësohen në Windows 10 Mobile. Me sa duket vetëm telefonat me 1GB RAM e sipër janë të përfshirë në listën e kualifikimit të Microsoft, i cili u publikua përkrah Windows 10 Mobile.
Siç u vu re dhe nga WinBeta, për të siguruar se nuk ka absolutisht asnjë konfuzion, llogaria zyrtare e Windows Insider e ka konfirmuar këtë dyshim dhe në Twitter:
@coreyd_0512 We do not have plans to put W10M on devices with 512 MB ^TJ
— Windows Insider (@windowsinsider) March 17, 2016
Microsoft ka folur më parë se mund të ketë mundësi që disa pajisje të limituara me RAM 512MB të përditësohen në Windows 10 Mobile, dhe ndërkohë që testuesit e brendshëm mund të kenë pasur një përvojë të qetë me telefonat që kanë vetëm 512MB RAM, Microsoft nuk ka dashur të rrezikoj duke eliminuar këto pajisje nga lista kualifikuese.