Aplikacioni Falas i Javës në App Store: Sputnik Eyes jepet falas për herë të parë (Vlera: $2)

Apple ka përzgjedhur zyrtarisht Sputnik Eyes si Aplikacionin Falas të Javës në App Store. Loja enigmë e bazuar në aventurë zakonisht shitet për dollarë por tani mund ta shkarkoni atë falas në pajisjen tuaj iOS falas deri javën tjetër. Kjo është herë e parë që ky apliakcion jepet falas në që prej krijimit të tij në verën e 2015-ës.

Sputnik Eyes është një lojë enigmë e cila do t’ju çojë ju në një udhëtim në hapësirë.

Ndihmoni Syun e vogël që të kontrollojë dhe skanojë çdo planet gjatë rrugëtimit. Objektivi është i qartë, rrugët e ndërthurura për të arritur atje. Përdorni mendimin tuaj logjik dhe ndihmoni secilin prej robotëve tuaj që ju shoqërojnë për të gjetur pozicionet e tyre të duhura, vetëm atëherë ju mund të analizoni një planet. Por pozivcionet janë të arritshme vetëm nëpërmjet disa rrugëve…

Spoutnik Eyes është një lojë enigmë klasike, argëtuese por një ngacmuese truri e vërtetë. Mendoni mprehtësisht, eksploroni të gjitha planetet dhe ndihmoni robotët që ju shoqërojnë!

∞ Rreth 60 nivele për t’u eksploruar ∞ Madje më shumë të tjerë të gjeneruara rastësisht ∞ Peisazhe fantastike dhe robotë të lezetshëm ∞ Hapësirë, planete, robote, çfarë mund t’ju duhej më shumë?

Universale për iOS: Sputnik Eyes FALAS (Zakonisht $2)

Disa Aplikacione/Lojra të tjera falas:

sputnik-eyes-free-app-of-the-week-08

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.