Microsoft Edge do t’u bëjë pauzë përmbajtjeve Flash në përditësimin e rradhës
Microsoft do të shtoj një karakteristikë në shfletuesin e tij Edge, i cili do ndalojë në mënyrë inteligjente përmbajtjet Flash. Këto përmbajtje Flash mund të ndizen vetëm kur klikon përdoruesi mbi to. Një lëvizje e tillë është inkurajuese për përdoruesit që bezdisen nga përmbajtje të tilla.
Sipas një deklarate nga Microsoft sot, kompania duket se po shikon “përpara për një të ardhme ku Flash nuk është më i nevojshëm si një eksperiencë e parazgjedhur” në shfletuesin Edge. Derisa të vijë kjo kohë, Microsoft do ju bëjë auto-pauzë këtyre përnmbajtjeve, duke përmirësuar kështu sipas Microsoft, jetën e baterisë, duke ulur përdorimin e memories, dhe duke përmirësuar më shumë ekperiencën e përdoruesit.
Kjo do të thotë që reklamat e bazuara në Flash dhe animacionet do të shfaqen si të ndaluara në faqet e internetit, ndërkohë që gjëra të tilla si video dhe lojërat të bazuara në Flash do të veprojnë si zakonisht.