Përditësimet e Windows 10 fshijnë aplikacionet pa dijeninë tuaj
Nëse e keni përditësuar sistemin tuaj të operimit Windows 10 kohët e fundit, ju mund të vini re se disa aplikacione mungojnë. Nuk është ndonjë gabim. Windows 10 i ç’instalon aplikacionet që i konsideron të panevojshme apo të vjetra.
Burimet për GJBITeam thonë se, përditësime kritike të Windows 10 (si ato të Nëntorit) ndonjëherë fshijnë aplikacione nga kompjuterat e përdoruesve. Në kompjuterin tim, unë kam vënë re se mjeti për të shfaqur parametrat e sistemit Speccy nuk ndodhej më aty. Disa përdorues të tjerë raportojnë se aplikacione si CCleaner, HWMonitor, dhe CPU-Z gjithashtu mungojnë pas përditësimit.
Është e paqartë arsyeja se përse Windows po e bën këtë gjë tani. Ndërkohë që teoria parësore është se përditësimi po fshin aplikacionet dhe driverat e vjetër, Microsoft nuk i ka komentuar arsyet e këtij veprimi. Për momentin, nëse ju duhen këto aplikacione përsëri në kompjuter, do t’ju duhet t’i instaloni ato manualisht.