Opera sjell shërbimin VPN të ndërtuar brenda në shfletues
Kur Opera bleu shërbimin e rrjetit virtual privat (VPN) të SurfEasy, Marsin e kaluar, padyshim e bëri për të ndërtuar këtë teknologji në shfletuesin e saj Opera. U deshën më shumë se një vit, por tani Opera në fakt ka lançuar një version për zhvilluesit ku sjell falas të ndërtuar brenda në shfletues SurfEasy .
VPN-ja e ndërtuar brenda në shfletues do të mbrojë seancën tuaj të pakriptuar në shfletues, në rastet kur jeni të ekspozuar në një rrjet publik WiFi dhe do ju lejojë të anashkaloni firewall-in në punën tuaj apo në vende si Kina. Gjithashtu do ju caktojë dhe një adresë IP-je virtuale, kështu që do jetë e vështirë për të gjurmuar vendodhjen tuaj.
Ndryshe nga versioni i plotë i SurfEasy, ky shërbim që vjen i ndërtuar brenda në Opera mbron vetëm seancën tuaj të shfletuesit, pra asnjë lloj tjetër trafiku që del nga kompjuteri juaj.
“Çdo kush meriton të lundrojë në mënyrë private online nëse dëshiron. Duke shtuar këtë shërbim VPN-je direkt në shfletues, përdoruesit nuk kanë pse të shkarkojnë ndonjë shtojcë nga ofrues të palës së tretë” u shpreh në një njoftim të mbajtur sot, zëvendës presidenti i Operas Krystia Kolondra.
Tani për tani, ju mund të zgjidhni në mes të tri lokacioneve virtuale (SHBA, Kanada dhe Gjermani), por kompania thotë se më shumë do të jenë në dispozicionnë momentin kur kjo karakteristikë të gjej rrugën e saj në versionin stabël të shfletuesit.
Në versionin e publikuar sot për zhvilluesit, ky tipar është i fshehur diku në menu-në Settings të Operas. Nëse dëshrioni t’a provoni, instaloni versionin e Operas për zhvilluesit dhe më pas shkoni tek Opera > Settings > Privacy & Security dhe vendosni shenjën mirë tek Enable VPN.