Xiaomi & Huawei po përgatisin smartfonë të lakuar
Kemi dëgjuar thashetheme nga burime të shumta që prodhuesit kinez si Xiaomi dhe Huawei janë duke planifikuar të lançojn smartfonë me ekran të lakuar gjatë këtij viti. Këto prodhues do furnizohen nga rivalët e tyre të Koresë së Jugut, LG dhe Samsung.
Por kur mund t’i presim që këto pajisje të godasin tregun? Sipas burimive, si Huawei ashtu dhe Xiaomi do të lançojnë këto pajisje në Shtator.
Smartfoni i parë lakuar i Xiaomi mund të përfundojë duke u quajtur si Mi Edge apo Mi Note Edge. Kompania thuhet se do të përdor ekranet e lakuara nga LG dhe jo nga Samsung. Kemi parë tashmë reagimin e kompanisë duke na sjellë ekrane të lakuara si LG G Flex, megjithatë, seria Flex nuk është se mori aq shumë vëmendje sa linja Galaxy Edge. Ndërkohë që është ende e paqartë se si Xiaomi mund të projektoj smartfonin Mi Edge duke përdorur panelet fleksibël të LG-së, është e mundur që kompania të përdor një formë të re të ekranit të lakuar.
Sa i përket smartfonit me ekran të lakuar nga Huawei, thuhet se pajisja do të quhet Mate Edge. Huawei do të përdor panele të lakuara nga Samsung, por ende nuk jemi të sigurt nëse telefoni do të jetë i lakuar në të dyja anët. Sido që të jetë, mos prisni që telefoni të kushtojë lirë.
Telefoni Xiaomi Mi Edge pritet të vij me një proçesor Snapdragon 820, 4GB RAM, dhe kamer kryesore 16MP. Çmimi do të jetë konkurrues, rreth 3000 juan ose $ 462. Nga ana tjetër, telefoni Mate Edge është përfolur se do të vijë me një proçesor Kirin 950, 4GB RAM dhe me një çmim shumë të lartë prej 4000 juan ose $ 617.