10 vjeçari hakon Instagram-in, fiton 10 mijë dollarë nga Facebook
A jeni më i zgjuar se sa një 10-vjeçar? Mbase jo sa ky dhjetë vjeçar i cili fitoi një shumë prej $10,000 nga Facebook duke u treguar se mund të hakosh Instagram-in dhe të fshish komente të shkruara nga përdoruesit.
Duke folur për një gazetë lokale, Jani (mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur) tha (në Finalndisht): “Kam patur mundësinë të eleminojë këdo, madje edhe Justin Bieber-in.”
Djali Finlandez është bërë marrësi më i ri në moshë i parave nga Facebook për zbulimin e dobësive në produktet e tyre.
Rekordi ishte vendosur më parë nga një 13-vjeçar në vitin 2013, çka do të thotë se ky haker i vogël është i pari person të krakojë një produkt të Facebook i cili teknikisht nuk ka mbushur as moshën e lejuar për të përdorur këtë produkte, duke qenë që një përdorues i këtyre produkteve duhet të jetë mbi 13 vjeç.
Duke u sjellë rrotull aty ku nuk duhet të ishte, Jani mësoi se mund të ndryshonte kodet në serverat e Instagram-it dhe çka do të sillte në fshirjen e postimeve të përdoruesve. Kjo u konfirmua nga Facebook duke përdorur një llogari prove në Shkurt, tha kompania për Forbes.
Që prej lançimit të tij pesë vite më parë, Facebook thotë se programi ka patur më shumë se 2400 paraqitje të vlefshme dhe ka shpërblyer rreth 800 persona me gati 4,3 milion dollarë.