Lenovo zbulon tabletin Ideapad MIIX 310

Lenovo ka zbuluar tek KBM 2016 tabletin 2 në 1 IdeaPad MIIX 310 me opsion LTE. Ky opsion i ri i përballueshëm është për ata që dëshirojnë të punojnë dhe të luajnë me pak fjalë kudo për vetëm 269 €. Ky tablet i ri dhe i përmirësuar, vjen me një tastierë ndashme dhe është në gjendje t’ju ofrojë deri në 10 orë përdorim.

Kompania gjithashtu do të t’ju ofrojë opsione për të konfiguruar vetë tabletin tuaj ideal 2 në 1, duke ju ofruar një ekran opsional FHD, deri në 64GB memorie të brendshme dhe 4GB RAM. Me një çmim prej vetëm € 269, tableti i ri IdeaPad MIIX 310 nuk do të dëmtoj shumë llogarinë tuaj bankare. 2 në 1 do të jetë në dispozicion në Qershor të këtij viti.