fbpx

Google Chrome shkurorëzon Internet Explorer duke u bërë kështu shfletuesi më i përdorur në botë

Më në fund ka ndodhur. Microsoft është shkurorëzuar sa i përket tregut konkurrues të shfletuesve web. Google Chrome tashmë ka marrë vendin e parë, sipas të dhënave të fundit publikuar nga Net Marketshare. Internet Explorer gradualisht ka humbur terren ndaj Google Chrome duke u bërë kështu më pak i njohur për shkak të inovacionit shumë të vonuar dhe konkurrencës së fortë nga shfletues si Firefox dhe Chrome.

Ndërkohë që kompania është duke reaguar në mënyrë të qartë me lançimin e Edge, Microsoft ka ende rrugë për të bërë para se të arrij përsëri kokë më kokë kundër Chrome.

netmarketshare-web-browsers-april-2016

Chrome tani llogarit 41.66% të tregut të shfletuesve, 0.31% më shumë se Internet Explorer dhe Microsoft Edge, i cili tashmë shihet si zëvendësuesi i Internet Explorer. NetMarketShare tani gjurmon edhe tregun e motorëve të kërkimit dhe sistemet operative mobile, të cilat të dyja i dominon Google gjithashtu.