fbpx

Zyrtarizohet më 21 Mars eventi i Apple

apple event

Ashtu siç pritej, Apple ka zyrtarizuar eventin e saj të rradhës për prezantimin e produkteve të saj të reja më 21 Mars, dhe me sloganin “Na lini t’ju përfshijmë në rreth”, ajo ka nisur ftesat e para për këtë event. Gjithashtu në ftesën e ilustruar më sipër, tregon disa detaje të vogla se çfarë mund të presim, por janë përdorur ngjyrat standarte të iPhone, iPad Apple Watch, dhe MacBook (gri e hapur, e argjendtë, e artë dhe rozë në të artë). Eventi do të zhvillohet në kampusin Cupertino të Apple, dhe do të nisë në orën 10 paradite me orën lokale (në orën 4 pasdite me orën tonë).

Kompania pritet të bëjë një grusht njoftimesh të vogla. E para është një iPhone i ri 4 inç, i cili deri mës ot quhet “iPhone 5SE” or thjeshtë “iPhone SE” sipas thashethemeve. Pritet të ketë specifika të ngjashme me iPhone 6S (përveç ekranit të ndjeshëm ndaj shtypjeve 3D Touch) dhe të zëvendësojë iPhone 5S në linjën e iPhone-ve. Një tjetër njoftim i pritshëm është edhe një iPad i ri me ekran 9,7 inç me parametra të përmirësuara dhe disa të tjera të marra nga iPad Pro, duke përfshirë mbështetjen për Lidhësin e Zgjuar dhe për Lapsin Apple. iPad Air 2 u prezantua në Tetorin e 2014-ës, dhe kjo është periudha më e gjatë që Apple nuk ka përditësuar parametrat e iPad-eve të saj, që prej prezantimit të modelit të saj të parë në vitin 2010.

Nga eventi pritet që të ketë edhe disa lajmërime për përditësime të sistemeve të operimit si: iOS 9.3, WatchOS 2.2, OS X 10.11.4, dhe tvOS 9.2. Koha është shumë e përshtatshme për të prezantuar edhe disa MacBook të tipit “Skylake” edhe MacBook Pro gjithashtu, por GJBITeam nuk ka dëgjuar gjë rreth rifreskimeve të reja për Mac. Kjo nuk do të thotë që këto zhvillime nuk mund të ndodhin, por thjeshtë ka shumë pak mundësi për të ndodhur.

Siç ndodhi edhe me Kongresin Botëror të Telefonisë celulare i cili u zhvillua më 22-25 Shkurt të këtij viti, GJBITeam do të mbulojë dhe do të sjellë tek ju të gjitha zhvillimet që do të ndodhin në eventin e ri të Apple më 21 Mars në orën 16:00 me orën tonë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.