Android N lejon zhvilluesit të përcaktojn “tilet” e tyre tek “Quick Settings”

Që nga momenti i lançimit të versionit paraprak të Android N, gjbiteam.com vazhdimisht po sjellë detaje të ndryshme në lidhje me të. Shumica e ndryshimeve të mëdha u detajuan nga Google gjatë lançimit të tij dhe përfshijnë aspekte si ndarja e ekranit, ridizenjim i panelit të njoftimeve dhe Doze. Megjithatë, që nga ai moment shumë nga ndryshimet e vogla dhe të paprezantuara kanë filluar të dalin në dritë gjithashtu.

Një nga këto ndryshime është ndryshimi i menusë “Quick Settings”. Tashmë, “tilet” janë shumë më të vogla dhe të larmishme. Menuja kryesore e “Quick Settings” tani gjithashtu përfshin dhe një buton “Edit” i cili me sa duket ofron një rrugë të shpejtë për të bërë ndryshime, pra duke shtuar ose ç’aktivizuar “tile” të ndryshme. Megjithatë, duket që lista e tileve tek “Quick Settings” nuk është e përcaktuar.

Sipas dokumenteve të cilat dolën së bashku me versionin paraprak të Android N, Google tani ka prezantuar një API e cila lejon zhvilluesit të vendosin “tilet” e tyre tek Quick Settings. Kjo do të thotë se zhvilluesit tani mund të vendosin tilet e tyre si një mjet për t’u ofruar përdoruesve aftësinë për të kontrolluar element specifik të aplikacioneve të tyre. Megjithatë, Google ka parasysh se këto tile nuk janë të destinuara të veprojnë si shkurtesa për aplikacionet e palës së tretë dhe në vend të kësaj duhet të përqëndrohen më shumë kryesisht tek tiparet “e nevojshme ose të cilat përdoren shpesh”. Ndërkohë që kjo API mund të mos jetë e dobishme për shumicën e aplikacioneve, për ato pak aplikacione, mund të jetë një mënyrë e mirë për të aksesuar shpejt fikjen/ndezjen e karakteristikave të caktuara të një aplikacioni.