Google ndalon mbështetjen e Chrome për Windows XP dhe Vista

Edhe pse e dinim se kjo ditë do të vinte që prej Nëntorit të vitit të shkuar, versioni më i ri i Chrome nuk do të përditësohet për të funksionuar me Windows XP, Vista apo OS X 10.8 (Mountain Lion) ose më të vjetër.

Ka shumë gjasa që ky mos të jetë një problem për shumë njerëz, por një shifër e pa konsideruar prej %13,7 përqind e të gjithë kompjuterave përdorin OS Windows XP, ndërkohë 2,65% vazhdojnë të përdorin Vista, sipas të dhënave nga Netmarketshare. Ndërsa numri i përdoruesve të cilët përdorin OS X 10.8 ose më të vjetër është relativisht i ulët.

Ndërkohë që ky është një prej ndryshimeve më të mëdha për shumë njerëz, në rrënjët e tij ka ndryshime edhe në mënyrën se si funksionojnë njoftimet në mënyrë që të bëjnë jetën e zhvilluesve më të lehtë, për shembull, lejimin për përmirësim dë koleksioneve të të dhënave kur një njoftim mbyllet nga një përdorues dhe hapja e rrugëve të tjera për opsione përshtatjesh shumë herë më të mira. Ka një sërë karakteristika të reja të bazuara tek zhvilluesit gjithashtu.

Dhe për përdoruesit, ka një rikthim të menusë së kontrollimit të shqiptimit me klikimin me anë të klikimit të djathtë, çka do të përmirësojë jetën e shkruesve multi-lingual.

 

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.