CEO i Apple Tim Cook thotë se iPhone-i i gjeneratës tjetër do të jetë aq i mirë, sa që nuk do të pyesni veten se si keni jetuar pa të

Në një intervistë për CNBC, CEO i Apple Tim Cook në mënyrë të entuziazmuar la të kuptohet se Apple në vijim do të prodhojë disa pajisje shumë të mira, dhe këtë herë nuk do të jetojmë dot pa to.

Ja disa fjali nga komentet e Cook:

Ne kemi një listë produktesh inovative në vijim, si për shembull iPhone të rinj të cilët do t’ju nxisin ju dhe përdoruesit e tjerë të cilët përdorin një iPhone, të blini këtë iPhone të ri.

Ne do t’ju sjellim gjëra pa të cilat ju nuk do të jetoni dot, të cilat nuk e kishit idenë se mund të jetonit pa to sot…Ju do të hidhni një vështrim prapa në jetën tuaj të mëparshme dhe do të thoni ‘Si kam arritur të jetoj pa këto’?

Cook tha gjithashtu se Apple është jashtëzakonisht e entuziazmuar për atë çka po punon, dhe po bën blerje teknike gati çdo muaj.

Sigurisht, deklaratat e Cook janë të paqarta dhe nuk japin ndonjë shenjë për ndonjë koncept real.

Megjithatë, Insistimi i Cook se së shpejti në pajisjet e Apple do të kemi karakteristika të cilat do ti konsiderojmë kritike për jetën tonë të përditshme janë interesante. Hera e fundit kur Cook bëri një deklaratë të tillë, Apple pati një rritje fitimesh të cilat e çuan atë në tremujorshin më të mirë fiskal në histori.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.