[Chrome] 5 shtojca për një shfletim më të shpejtë
Chrome njihet si shfletuesi më i shpejtë, por për disa njerëz nuk është edhe aq mjaftueshëm i shpejtë. Për më tepër, Chrome është gjithashtu një përdorues i madh i CPU-së dhe mund të çoj në një përvojë të ngadaltë shfletimi tek pajisjet me parametra të ulët. Fatmirësisht, ka shumë shotjca në dispozicion që do t’ju ndihmojnë të kryeni gjërat edhe më shpejt në Chrome.
Për të ngarkuar faqet shpejtë, ka shtojca për pothuajse çdo gjë. Më poshtë ne kemi përpiluar një listë të pesë shtojcave më të mira të cilat ju ndihmojnë të shfletoni shpejt në Chrome.
Këshillë: Ju gjithashtu mund të instaloni shtojcat e Chrome në Opera, nëse ju pëlqen. Unë i përdor këto shtojca si në Chrome ashtu edhe në Opera, dhe punojnë njësoj në të dy shfletuesit. Për të përdorur shotjcat e Chrome në Opera, instaloni ‘Download Chrome Extension’ në Opera.
1. Web Boost
Kjo shtojcë bën mrekulli kur është fjala për ngarkimin e faqeve shpejtë. Web Boost përdor një algoritëm të thjeshtë për këtë qëllim. Vjen me blloqe të veçanta të ndërtimit të uebsajteve që janë të ruajtur në kompjuterin tuaj. Këto blloqe përdoren nga shumica e faqeve të njohura në internet dhe me këtë shtojcë aktive nuk do të jetë e nevojshme për t’i shkarkuar këto blloqe çdo herë kur ngarkoni një faqe interneti.
Shtojca pretendon se kjo metodë çon në ngarkimin e faqeve tre herë më shpejt. Nga ajo çfarë unë provova në uebsajtin tonë, më mori 1.54 sekonda kohë për të ngarkuar kryefaqen e sajtit gjbiteam.com me këtë shtojcë të aktivizuar, ku zakonisht ai merr më shumë se 3 sekonda. Përveç kësaj, ajo gjithashtu bllokon reklamat dhe shërbimet gjurmuese të cilët gjithashtu ndikojnë në ngarkimin e ngadaltë të faqeve. Mos u shqetësoni për privatësinë, shtojca është me burim të hapur.
Nuk kam pasur ndonjë problem me përdorimin e kësaj shtojcë gjatë kësaj javë. Megjithatë, nëse shihni që një uebfaqe nuk ngarkohet siç duhet, provoni të ç’aktivizoni shtojcën në këtë faqe dhe ringarkojeni përsëri.
2. better Browser – for Chrome
Siç sugjeron dhe emri, better Browser (sq. një shfletues më i mirë) ndihmon Chrome të bëhet edhe më i mirë duke shtuar disa karakteristika automatike. Shtojca shton karakteristika si auto-scrolling për të ngarkuar automatikisht faqen tjetër, paraqet favicon të një uebsajti që shfaqet në rezultatet e kërkimit etj.
Të gjitha këto karakteristika të vogla ndihmojnë në kryerjen e detyrave të thjeshta shpejt, edhe nëse kjo do të thotë të kursesh disa milisekonda. Duhet të theksohet se tipari auto scroll punon vetëm në Google Search.
3. The Great Suspender
Një kompjuter i ngadaltë të çon në një shfletues më të ngadaltë, dhe nëse jeni në Chrome dhe keni shumë tab-e hapur, ka shumë mundësi që po kaloni një përvojë të bezdisshme. Kjo është pjesa ku ‘The Great Suspender‘ hyn në lojë. Kjo shtojcë ju ndihmon të pezulloni të gjitha tab-et që nuk janë përdorur për një kohë të caktuar. Është e zakonshme të hapni disa tab-e dhe të përdorni vetëm disa prej tyre më shpesh.
Kjo shtojcë do të pezullojë këto tab-e automatikisht dhe do të liroj të gjithë memorien e marrë nga to. Kur ju dëshironi të hyni tek këto tab-e për të lundruar, klikoni në mes të faqes ose ringarkojeni atë përsëri. Ju gjithashtu mund të pezulloni manualisht një tab ose disa tab-e vetëm me dy klikime. Po bëj gati një muaj që e përdor këtë shtojcë dhe po bën mrekulli tek unë.
4. GooglePreview
Google Preview është një shtojcë e thjeshtë por shume e dobishme e cila shton një pamje paraprake të një uebfaqe në rezultatet e kërkimit. Kjo mund të jetë e dobishme në shumë situata të tilla kur dëshironi të shihni llojin e faqes të cilën jeni gati për t’a vizituar. Kjo shtojcë mbështet Google Search, DuckDuckGo, Bing dhe Yahoo.
5. Session Manager
Nëse shpenzoni pak kohë me Session Manager dhe e rregulloni atë sipas nevojave tuaja, ju do të jeni në gjendje t’i kurseni shumë kohë vetes tuaj. Punon shumë thjesht. Kjo shtojcë ruan gjendjen aktuale të shfletuesit tuaj, duke përfshirë të gjitha dritaret dhe tab-et hapur dhe ju lejon t’i aksesoni ato në çdo moment. Ju mund të ruani seanca të shumta në këtë mënyrë dhe t’i aksesoni këto seanca me një klikim të vetëm në çdo kohë.
Për shembull, mund të krijoni seanca me të gjitha tab-et të cilat përfshijnë të gjitha rrjetet sociale të preferuara nga ju. Kur do që ju dëshironi t’i aksesoni ato, thjesht klikoni një herë të vetme tek seanca dhe çdo gjë do ngarkohet.