Përditësimi i ri i Chrome mund t’ju kursejë ju 50% të internetit

Lajme të mira për përdoruesit e Android: Google ka përditësuar Chrome për ta bërë luajtjen e videove më të shpejtë e më të lehtë, konsumon më pak bateri dhe më pak internet.

Përmirësimet e bëra në versionin 52 të Chrome do të jenë “më të dukshme tek videot e shkurtra” sipas blogut zyrtar të Google. Përdoruesit e Android mund ta shkarkojnë apo përditësojnë aplikacionin direkt nga Google Play Store.

Siç mund ta shihni në krahasimin në videon e mëposhtme, përmirësimet janë dramatike. Një video e luajtur në versionin e mëparshëm të Chrome iu deshën 1:13 për t’u ngarkuar krahasuar me vetëm 9 sekonda në Chrome 52.

https://www.youtube.com/watch?v=67bd3XtY6u8

Performanca më e shpejtë e luajtjeve të videove është fantastike, por një tjetër gjë fantastike mund të jetë edhe përmirësimi i konsumimit të internetit.

Kur ndizni “Data Saver” (Settings > Data Saver > On), përdoruesit mund të kursejnë deri në 50% të internetit, çka do të jetë një kursim mjaft i madh për sasinë e internetit në ofertat mujore.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.